2011-09-24 14:49:04

Frajburg im Brajsgau


Qytet me 200 mijë banorë, prej të cilëve 30 mijë studentë, lindi në vitin 1091 si ngulim i vogël në rrëzë të Shlosbergut. Pozicioni gjeografik dhe prania e shumë minierave të argjendit në Pyllin e Zi i garantuan mirëqënien dhe zhvillimin e shpejtë. Në vitin 1200, fillon ndërtimi i kishës famullitare në stil gotik “Mynsteri” i Frajburgut. Në vitin 1454, arqiduka Albrehti VI ndërtoi universitetin “Albert-Ludvigs-Universitet”, që më vonë u mor në dorë nga etërit jezuitë në periudhën 1620-1773. Edhe sot, universiteti e ruan namin e mirë. Në vitin 1507, qyteti fitoi të drejtën të priste monedhën e vet. Frajburgu mbajti qëndrim kundër Reformës Protestante dhe u bë një kështjellë katolike në rajonin e Renit të Sipërm. Si i tillë ai mirëpret ipeshkvin e Bernës dhe Erazmusin e Roterdamit. Gjatë Luftës së 30 vjetëve, qyteti kalon vazhdimisht nga duart e francezëve në ato të austriakëve, ndërsa në vitin 1805, Napoleon Bonaparti ia bashkangjit Grandukatit të Badenit. Gjatë Luftës II Botërore, qyteti pëson shumë dëme e më 27 nëntor 1944, një bombardim i rëndë rrafshon krejt pjesën veriore të qytetit të vjetër e një pjes ëtë madhe të atij perëndimor. Pas luftës, Frajburgu u ndërtua sipas planimetrisë origjinale, por vetëm ndërtesat publike e me vlerë historike u rindërtuan duke i qëndruar besnik origjinalit. Është zona më me diell e Gjermanisë e jeton nga turistët.







All the contents on this site are copyrighted ©.