2011-09-24 16:32:17

Benedikti XVI në Frajburg, etapa e fundit e udhëtimit në Gjermani. Krishti i jep kuptim jetës, në Të e ardhmja është e sigurtë


Benedikti XVI sot gjendet në Frajburg, etapën e fundit të udhëtimit të tij apostolik në Gjermani.
Momentin e parë në qytetin e Baden-Vyrtenberut, Papa ia kushtoi vizitës së Katedrales gotike të qytetit jugor të Gjermanisë, kushtuar Marisë Virgjër, “Zoja Jonë” shoqëruar nga kryeipeshkvi i Frajburgut, imzot Robert Zollitsch. Ky tempull është një thesar i vërtetë artistik e shpirtëror me dritare mahnitëse mesjetare origjinale.
Më pas, në sheshin para Katedrales në një ditë me diell, Papa përshëndeti banorët e këtij qyteti, duke i ftuar besimtarët të mbështetën kurdoherë në Zotin. “Në Të – tha Papa duke vijuar me moton e vizitës së tij – e ardhmja e jonë është e sigurt”.
“Kërkoj lutjet tuaja për këto ditë që të jenë të frytshme, - tha Papa – në mënyrë që Zoti ta përforcojë fenë e shpresën tonë, ta rrisë dashurinë tonë”. Prandaj, urojë që në këto ditë të udhëtimit apostolik, të gjithë të bëhemi “përsëri të ndërgjegjshëm për dashurinë e madhe me të cilën Zoti na do”. “Duhet të mbushemi përplot me këtë besim, se Ai është i mirë ndaj nesh dhe se forca e Tij është e mirë”, ne dhe gjithçka lëviz në zemrën tonë e është e rëndësishme për ne”, Ai i “ vë në duar të tij” të sigurta:
“Në Të – shtoi akoma Papa – e ardhmja jonë është e sigurt. Ai i jep kuptim jetës sonë e na udhëheq drejt realizimit të plotë”. E Papa përfundoi duke thënë: “Zoti ju shoqëroftë në paqe” e të gjithëve ju bëftë “lajmëtarë të paqes”.
Pas takimin e përshëndetjes me banorët e qytetit, Papa Ratcinger është transferuar në Seminarin ipeshkvnor të Frajburgut. Këtu, sot pasdite, ka takuar ish kancelarin gjerman, Helmut Kohl, pastaj përfaqësuesit e Kishave ortodokse të pranishme në Gjermani, një grup seminaristësh dhe Këshillin e Komitetit qendror të katolikëve gjermanë.
Po mbi programin e ditës së tretë të vizitës së Papës në Erfurt e në Frajburg, të ndjekim shërbimin e gazetarit Albert Bisaku..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.