2011-09-23 18:43:37

Papa në Erfurt: Zoja e Bekuar gurrë e bekimeve Hyjnore që burojnë nga Kryqi


Akti i fundit i ditës së sotme në Erfurt, dita e dytë e vizitës apostolike në Gjermani, për Papën Benedikti XVI ishte kremtimi i lutjes Mbrëmësore mariane në Kapelën e shtegtimit – Wallfahrskapelle në ora 17.45, në një vend të shenjtë shtegtimesh që nga shekulli i XVI.
Në fillim të lutjes Mbrëmësore, ipeshkvi i Erfurtit i drejtoi përshëndetjen Papës duke e falënderuar për këtë dhuratë të çmueshme feje e vëllazërimi që i bënë Kishës dioqezane e qytetit të Erfurtit me vizitën e tij atërore. E Papa Benedikti XVI në homelisë shprehi gëzimin për realizimin e dëshirës së tij që kishte për të vizituar Eichsfeldin e për të falënderuar Virgjërën Mari në Etzelsbach. Këtu, tha Papa, Maria na dhuron siguri e forcë të re.
“Në dy diktaturat e mbrapshta e të patenzonë, që synuar t’ia hiqnin njerëzve fenë e tyre tradicionale, njerëzit e Eichsfledit ishin të sigurt se këtu, në shenjtëroren e Etzelsbachut, e gjenin portën e hapur e vendin e paqes së brendshme. Pikërisht miqësinë e veçantë me Marinë, miqësi që është rritur, duam ta vazhdojmë edhe me këtë kremtim të Mbrëmësores së sotme mariane”.
Në vazhdim të homelisë Benedikti XVI foli mbi veçoritë e përshpirtërisë mariane dhe mbi rëndësinë që ka figura e Zojës së Bekuar në jetën e besimtarëve të krishterë.
“Kur të krishterët e të gjitha kohërave e në të gjitha vendet i drejtohet Marisë, ata udhëhiqen nga bindja spontane që Jezusi nuk mund t’i refuzoi kërkesat dhe lutjet që i paraqiten nga Nëna e tij; dhe mbështetën në besimin e patundur se Maria në të njëjtën kohë është edhe Nëna jonë – një Nënë që ka përjetuar vuajtjen më të madhe se gjitha vuajtjet tjera, që i percepton bashkë me ne të gjitha vështirësitë tona dhe në mënyrë amnore mendon e përkujdeset për kapërcimin e tyre. Sa e sa njerëz gjatë shekujsh kanë shtegtuar tek Virgjëra Mari për të gjetur para figurës së Zojës së Dhimbshme – si këtu në Etzelsbach – ngushëllim e mbështetje!
Në vijim të homelisë, Benedikti XVI i ftoi besimtarët ta shikojnë e ti drejtohen kurdoherë figurës së Zojës së Bekuar duke mëzuar nga shembulli i saj e shtoi: “Në figurën e mrekullueshme të Etzelsbachut, zemra e Jezusit dhe e Nënës së tij janë të drejtuara njëra ndaj tjetrës; afrohen njëra tek tjetra. Shkëmbejnë anasjelltas dashurinë e tyre. Kjo është plot domethënie për tërë devocionin marian, sepse kjo përshpirtëri përqendrohet mu në kundrimin e marrëdhënies ndërmjet Nënës e të Birit të saj hyjnor...
“Ne e dimë se Hyji në gjithçka bashkëpunon me ata që e duan, me ata që, me vendimin e tij, janë të thirrur në planin e tij” (Rm8,28): këtë posa dëgjuam në leximin biblik, tha Papa e shtoi: “Në Marinë, Hyji ka bashkëpunuar për të mirën e të gjithëve e nuk resht së bashkëpunuari, në mënyrë që, përmes Marisë, e mira të përhapet edhe më tej në botë. Nga Kryqi, nga froni i hirit dhe i shëlbimit, Jezusi u dha njerëzve si Nënë pikërisht Nënë e vet Marinë. Në momentin e flijimit të tij për njerëzimin, Ai në një farë mënyre e bënë Marinë ndërmjetësuese të gurrës së hirit që buron nga Kryqi. Nën Kryq, Maria bëhen shoqe dhe mbrojtëse e njerëzve në udhën e jetës së tyre”.
Në fund të homelisë gjatë lutjes së Mbrëmësores, Ati i Shenjtë Ratcinger kujtoi edhe një herë se :“Aty ku është Zoti, aty ka të ardhme”. Gjërat e vogla të jetës së përditshme e kanë kuptimin e tyre e problemet e mëdha gjejnë zgjidhjen e tyre. Amen!.







All the contents on this site are copyrighted ©.