2011-09-23 12:53:32

Erfurti


Kryeqytet i Landit, apo i shtetit federal të Turingjisë, në Gjermaninë qendrore, me 200 mijë banorë. Gjurmë për ekzistencën e zonës të çojnë në epokën e Paleolitit, por dokumenti më i lashtë për qytetin është një letër e vitit 742, në të cilën Kryeipeshkvi shën Bonifaci i sugjeronte Papës Zakaria të ngrinte një dioqezë në “Erphesfurt”. Gjatë Mesjetës, Erfurti u bë një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe universitare, duke tërhequr përfaqësues të shquar të kulturës gjermane si Gëte, Shiler, Herder, Bah, etj..

Emri i Erfurtit është i lidhur me atë të Martin Luterit (1483-1546), nismëtar i Reformës Protestante, i cili kreu aty universitetitn, para se të hynte në kuvendin e Eremitëve të Shën Augustinit e të shugurohej meshtar në vitin 1507. Shumica e popullsisë u kthye në protestantë, pas Reformës së Luterit, por kaloi sërish në katolicizëm, pas Kundëreformës. Gjatë Rilindjes, qyteti njihej si “Roma e Turingjisë” për numrin e madh të kishave, të kapelave.

Të manastireve e të shkollave murgare dhe, si “Erfrodia turrita” për shkak të kullave të shumta brenda mureve. Universiteti i Erfurtit, themeluar më 1392 e me famë në të gjithë Evropën në shekullin XVI, u mbyll më 1816 me aneksimin e qytetit nga Prusia. Ateneu u rihap më 1994, kur Turingjia u bashkua sërish me Republikën Federale Gjermane. Edhe sot, Erfurti është qytet universitar e turistik. Aty shtegtojnë luteranët për të vizituar vendet ku ka jetuar nismëtari i Reformës, Luteri.







All the contents on this site are copyrighted ©.