2011-09-23 12:53:46

Dioqeza e Erfurtit


Ngritur më 23 qershor 1994 ka rreth 2 milion e gjysëm banorë, prej të cilëve 7% janë katolikë, të shpërndarë në 155 famulli. Në dioqezë shërbejnë 181 meshtarë dioqezanë, 20 rregulltarë, 230 rregulltare, 20 diakonë të përhershëm, 7 seminaristë të teologjisë e të filozofisë. Në territor, Kisha Katolike ka 81 institute edukative, 65 institute bamirëse dhe kremton 1261 pagëzime në vit.
Ipeshkëv i Erfurtit është imzot Joakim Vanke, lindur në Breslau, më 4 maj 1941, shuguruar meshtar më 26 qershor 1966, shuguruar ipeshkëv më 26 nëntor 1980, transferuar më 27 qershor 1994 në Erfurt.







All the contents on this site are copyrighted ©.