2011-09-22 10:42:21

Raichstag


1894: U ndërtua si seli e Parlamentit. 1918: Abdikoi Guljelmi II dhe u shpall Republika nga një dritare e Raishtagut. 1933: Erdhi në fuqi Adolf Hitleri. Nazistët e dogjën ndërtesën. 1945: Flamuri i kuq komunist valëvitej mbi Raishtag, pas pushtimit të Berlinit nga trupat sovjetike. 1948: 350 mijë berlinezë manifestuan para Raishtagut kundër bllokimit sovjetik të Berlinit. 1961: U ngrit “Muri”, i cili kalonte pranë Raishtagut. 1973: Përfundoi rindërtimi i ndërtesës, ku bëhen mbledhjet e organizmave parlamentare të Republikës Federative Gjermane. 1991: Mbledhja e parë në Raishtag e Bundestagut të parë në Gjermaninë e bashkuar; Bundestagu vendos që selia e vet të kalojë nga Boni në Berlin, në Raishtag. 1999: Bundestagu kalon në Berlin, pas përfundimit të ristrukturimit nga arkitekti Sër Norman Foster.

Bundestagu është Parlamenti kombëtar i Republikës Federale të Gjermanisë, formuar nga 622 deputetë. Legjislatura aktuale është e 17-a, që nga krijimi i Republikës Federale më 1949. Presidenti, zakonisht i zgjedhur nga grupi me numër më të madh deputetësh, është aktualisht z. Norbert Lammert (CDU).

Bundesrati përbën një nga pesë organet institucionale të Gjermanisë. Është një asamble e qeverive të 16 Landeve (shtete federale), që merr pjesë drejtpërdrejt në legjislacionin dhe në politikën e Federatës (Shteti qendror). Presidentja aktuale është znj. Hannelore Kraft.







All the contents on this site are copyrighted ©.