2011-09-22 10:36:40

Kryedioqeza e Berlinit


Krydioqeza e Berlinit është krijuar më 13 gusht 1930, megjithëse ipeshkvijtë katolikë janë të pranishëm aty, që nga viti 980, sipas dokumentave. Ajo është shpallur Metropoli, më 27 qershor 1994. Vetëm 7% e popullsisë së Berlinit janë katolikë (393.079 vetë), të ndarë në 104 famulli, 20 kisha e qendra misionare, ku shërbejnë 273 meshtarë dioqezanë, 129 meshtarë rregulltarë, të cilët bëjnë pjesë në bashkësinë e 159 rregulltarëve, 579 rregulltare, 30 diakonë të përhershëm, 35 seminaristë. Kisha Katolike ka 103 institute edukative, 201 institute bamirësie dhe bën 2.292 pagëzime në vit.
Kryeipeshkëv i Berlinit është imzot Rainer Maria Vëlki, lindur në Këln, më 19 gusht 1956, shuguruar meshtar më 14 qershor 1985, ipeshkëv më 30 mars 2003, si Ndihmësipeshkëv i Këlnit e më pas, transferuar në Berlin, më 2 korrik 2011.







All the contents on this site are copyrighted ©.