2011-09-22 10:36:53

Berlini


Kryeqytet i Gjermanisë Federale dhe “Land” (Qytet-shtet), me 3.429.870 banorë. U krijua në shekullin XII si një qendër e vogël tregtare, me origjinë sllave. Në shekujt e mëvonshëm fitoi më shumë rëndësi se qytetet e tjera të Brandenburgut. Berlini ishte kryeqytet i Gjermanisë edhe në periudhën naziste dhe për këtë arsye, u bë objektivi kryesor i bombardimeve aleate gjatë Luftës së dytë Botërore deri më 8 maj 1945. Pas luftës Berlini u nda në katër zona pushtimi dhe si rrjedhim në dy zona influence : Berlini perëndimor, dhe Berlini lindor, që i takoi sektorit sovjetik. Berlini lindor u bë kryeqytet i Republikës Demokratike Gjermane. Lufta e ftohtë ndërmjet dy blloqeve, atij perëndimor, të kryesuar nga SHBA-të dhe, atij lindor, të kryesuar nga Bashkimi Sovjetik, filloi pikërisht në kryeqytetin gjerman, me “bllokimin e Berlinit, pas përpjekjes perëndimore për të bashkuar të dyja pjesët, së cilës Moska iu përgjigj me mbylljen e të gjitha kalimeve rrugore e hekurudhore (qershor 1948 – maj 1949). Në vitin 1961, u ngrit muri i famshëm i Berlinit, që nuk lejonte kapërcimin e kufirit.
Në vitin 1963, Nikita Hrushovi, kreu i Bashkimit Sovjetik vizitoi Berlinin Lindor, më 17 qershor. Nuk vonon përgjigjia e amerikanëve: më 26 qershor, presidenti Xhon Kenedi shkon në Berlinin Perëndimor, për të shqiptuar aty fjalimin historik, në të cilin deklaron “Ich bin ein Berliner”(Unë jam berlinez). Histori të dhimbshme qenë protagonstet e jetës në të dyja anët e qytetit, deri më 9 nëntor 1989, kur populli shembi murin e Berlinit, duke shënuar edhe fundin e ndarjes së Evropës e të botës në blloqe e fundin e komunizmit lindor. Gjermania Federale do të krijohej më 3 tetor 1990. Papa i lum Gjon Pali II ka qenë për vizitë tri herë, por vetëm në vitin 1996, në Gjermaninë e bashkuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.