2011-09-22 18:17:48

Bashkësia hebraike


Bashkësia hebraike më e lashtë e Gjermanisë dhe e krejt Evropës qendrore e veriore është ajo e Këlnit, e cila përmendet në dokumente të vitit 321. Historia e hebrenjve në Gjermani karakterizohet nga persekutime të shumta, më i tmerrshmi i të cilëve ka qenë pa dyshim Holokausti i regjimit nazist, që internoi e vrau në kampet e përqendrimit 6 milion hebrenj. Sot, bashkësia hebraike gjermane numëron rreth 105 mijë vetë, të shpërndarë në 108 bashkësi në të gjithë vendin dhe të organizuar në 23 shoqata rajonale, me në krye Këshillin Qendror të Hebrenjve. Bashkësitë më të mëdha jetojnë në Berlin (11 mijë), Mynih (9 mijë), Frankfurt (8 mijë) dhe Duseldorf (7 mijë9. Shumica e hebrenjve janë emigrantë, ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Ftohtë. Gjermania është në vendin e tretë në Bashkimin Evropian për nga numri i hebrenjve (Franca 600 mijë, Britania e Madhe 300 mijë), por është i vetmi ku numri i hebrenjve rritet.
Këshilli Qendror i Bashkësive hebraike të Gjermanisë, selia e të cilit është në Berlin që nga viti 1999, koordinon jetën dhe veprimtarinë e bashkësive në territor. Këshilli merr nje subvencion vjetor nga shteti, si kontribut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore hebraike, për mbajtjen gjallë të kujtesës së Shoah-ut e për integrimin shoqëror. Simboli i rinovimin të judaizmit gjerman është sinagoga më e madhe e gjermanisë, e cila i hapi dyert në Berlin më 31 gusht 2007, pas restaurimit, që zgjati 3 vjet. Kryetar i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani është z. Dieter Graumann.







All the contents on this site are copyrighted ©.