Benedikti XVI është papa i shtatë më i moshuar në historinë e Kishës, që nga viti
1400
Më 19 korrik, Benedikti XVI u bë Papa i shtatë më i moshuar i historisë së 600 vjetëve
të fundit. Lista e botuar nga blogu “Popes-and-papacy.com” ka bërë tashmë xhiron e
botës në internet. I pari është Leoni XIII, që u shua më 20 korrik 1903, në moshën
93-vjeçare. Në këtë klasifikim, janë marrë parasysh të dhënat pas vitit 1400, pasi
atyre të mëparshmeve nuk mund t’u besohet shumë. Ja edhe një statistikë tjetër: Papa
që ka ndenjur më gjatë në fronin e Shën Pjetrit është Piu IX, me 31 vjet, nga viti
1846 në vitin 1878. Por mosha e vitet nuk janë gjithçka. Qe pikërisht Benedikti XVI,
ai që në nëntor të vitit 2008, pati thënë:
“Pleqëri e vërtetë, e nderuar,
nuk është vetëm mosha e madhe, por urtia dhe jeta e pastër, pa të keq… Bota e konsideron
me fat atë që jeton gjatë, por Zoti, më tepër se moshën, sheh zemrën. Bota dëgjon
“të diturit” e “të mësuarit”, por Zoti parapëlqen “të vegjlit””.