2011-09-20 11:34:19

Çfarë presin gjermanët nga vizita e Papës Benediktit XVI? Flet rektori i Akademisë Katolike të Bravarisë


Këtë të enjte Benediktit XVI fillon udhëtimi e 21-të apostolik. Këtë radhë Papa Ratcinger do të vizitojë, për të tretën herë, vendlindjen e pikërisht tri qytete e dioqeza: Berlinin, Erfurtin e Frajburgun. Në një video mesazh kushtuar ardhjes së Papës në Berlin, këtë të enjte më 22 shtator, kancelarja federale Angela Merkel uron që udhëtimi i Benediktit XVI të jenë nxitje për bashkimin e krishterëve në vend. Kreu i Qeverisë gjermane nënvizoi se si tematikat e ekumenizmit e të afrimit ndërmjet Kishës katolike e asaj ungjillore duhet të jenë “posaçërisht tematikë qendrore” në vizitën e Atit të Shenjtë.RealAudioMP3
Është “ me rëndësi – tha Merkel, e cila i përket Kishës ungjillore – që në kohën tonë të kthehemi e të nënvizojmë vlerën e bashkimit të të krishterëve, nga momenti që shekullarizimi avancon, e ajo që kanë të përbashkët besimtarët e krishterë duhet të kujtohet përherë”. Prandaj kancelaria shtoi se “gëzohet shumë” për vizitën e parë shtetërore të Benediktit XVI në Gjermani. Po kujtojmë se vizita e Papës në Këln më 2005 e në Bavari më 2006 nuk patën karakter zyrtar, pasi që nuk preknin kryeqytetin, Berlinin. Në mesazhin e saj në pragun e vizitës apostolike të Papës në Gjermani, Angela Merkel nënvizoi edhe rolin e Kishës katolike, e cila është e rrënjosur në botën e brendshme, ka luajtur roli në ndërgjegjësimin e drejtësisë e të paqes: “Ky rol – komentoi Merkel – është me vlerë të paçmueshme për epokën tonë”.
Po mbi pritjet e këtij udhëtimi apostolik të Papës Benediktit XVI në Gjermani, të dëgjojmë rektorin e Akademisë Katolike të Baravisë, imzot Florian Schuller.

Gjëja e parë që pritet në Gjermani është fjalimi që Ati i Shenjtë Benedikti XVI do të mbajë para anëtarëve të Parlamentit tonë, në Berlin. Nga ky fjalim i Papës mendoj se priten shtytje për një etikë e moral politiko-ekonomik, edhe për shkak të krizë kolosale botërore e jo vetëm asaj të natyrës financiare. Kjo është një krizë e humbjes së besimit në mundësinë e një zgjidhjeje të problemeve të mëdha që ka njerëzimi. Një tjetër aspekt që piritet është në fushën e ekumenizmit: këtu shumë presin një interpretim të ri të Martin Luterit.

Në Gjermani, si edhe gjetiu, laikati katolikë është shumë i larmishëm, posaçërisht në fushën politike: ekziston një udhërrëfyes i përbashkët në këtë sektor?

Në Gjermani, si në çdo shoqëri moderne apo pas moderne, me problemet e saj kaq të ndërlikuara, gati është e pamundshme të gjenden një udhërrëfyes i përbashkët. Ajo që i bashkon katolikët është pa dyshim baza etike: dinjiteti i njeriut, dinjiteti njerëzor. Ideja themelore e artikullit të parë të Kushtetutës sonë është që zëri i Kishës, përmes laikëve, të dëgjohet në fushën bioetike, në fushën shoqërore e ekonomike, si dhe në fushën e politikës energjetike.

Në Gjermaninë e sotme, e cila gjenden para një procesi të fortë të shkrishterimit – proces që për shkak të shekullarizimit avancon – cili është qëndrimi i laikëve katolikë ndaj këtij fenomeni?

Ky shkrishterim është një problem themelor, që natyrisht na prek e na intereson të gjithëve. Pikërisht për këtë arsye akademitë tona katolike janë vende të preferuara – e edhe shumë të frytshme – për dialogun e domosdoshëm ndërmjet besimtarëve e jo.

Cilat janë kërkesat kryesore të laikatin katolikë në Gjermani?

Së paku që nga 500 vjet e këndej, kemi pasur në njërën anë katolikët e në anën tjetër të krishterët e traditës së reformës. Kjo situatë i shtyn katolikët të shqyrtojnë vazhdimisht sjelljet e veprimtarinë e tyre personale dhe kishtare, duke u konfrontuar me atë të protestantëve. Kjo është paradigma e pashmangshme por edhe frytdhënëse. Do të thosha se jemi pak më kritik se të tjetër por kjo nuk do të thotë se jemi më pak besnikë e besimtarë.








All the contents on this site are copyrighted ©.