Kufiri Kosovë-Serbi i hapur, por i pakalueshëm për shkak të barrikadave serbe
Ushtarët e KFOR-it në Kosovë hoqën telat me gjemba në pikën kufitare të Bërnjakut,
në veri të vendit. Ata njoftuan se kjo pikë është e hapur, por mund të kalohet vetëm
në këmbë, me vështirësi për automjetet, për shkak të bllokimeve të rrugës e barrikadave
të ngritura nga serbët. Një zëdhënës i Eulex-it sqaroi edhe se situata është e njëjtë
në pikën tjetër kufitare, në Jarinjë. Që dje, të dyja organizmat ndërkombëtare kanë
mbajtur qëndrim kundër postoblloqeve serbe, gjë që mund të jetë paralajmërimi i ndërhyrjes
së tyre për hapjen e plotë të kufirit. Kujtojmë se këto pika kufitare ishin mbyllur
krejtësisht për mallrat që vinin nga Kosova për në Serbi. U desh ndërhyrja e forcave
policore të Kosovës, që këto pika të hapeshin, por kjo shkaktoi protestën e serbëve
të veriut, që akoma i binden Beogradit.