2011-09-20 15:59:19

Italia deklasohet


Italia është deklasuar nga agjencia “Standars and Poor’s”, e cila e ka kaluar shtetin nga niveli A+ në nivelin A. Në bazën e vendimit të marrë, gjykimi negativ për manovrën e fundit, miratuar nga parlamenti për uljen e defiçitit buxhetor dhe, situata aktuale politike, me debate të ashpra pa rrugëdalje për kryeministrin Berluskoni dhe argëtimet e tij e të njerëzve, që ka përreth.
Të gjitha palët politike mbajtën qëndrimin e tyre për çështjen, por për ta kuptuar më mirë gjendjen, vlen të përmendet gjykimi i presidentes së Konfindustries, Ema Marçegalja, sipas së cilës “nuk ka më kohë. Ose qeveria është në gjendje të marrë nesër, ose javën e ardhshme, një sërë masash të rënda, aspak popullore, por serioze, ose, nuk kam frikë ta them, duhet të bjerë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.