Sulm terrorist në Turqi. Në qendër të Ankarasë, sot paradite shpërtheu një autobombë,
e vendosur në një pikë me shumë trafik, duke shkaktuar 3 të vdekur e 34 të plagosur,
sipas një bilanci të përkohshëm. Nuk ka akoma ndonjë rivendikim për këtë atentat,
por kur ndodhin gjëra të tilla, në Turqi mendohet menjëherë për Partinë Komuniste
Kurde.