2011-09-20 13:37:03

Berlini do ta presë Papën me fotografinë më të madhe të botës


Ja një kuriozitet nga vizita e afërt e Papës në Gjermani, që do të fillojë më 22 e do të përfundojë më 25 shtator. Të enjten, etapa e parë e udhëtimit të Benediktit XVI, kryeqyteti gjerman, Berlini, do ta presë Atin e Shenjtë me pankartën më të madhe të botës. Ajo është 45 me 64 metra e që sot, duke filluar nga ora 22, do të mbulojë 19 kate të selisë së grupit mediatik “Axel Springer”, pronar i gazetave “Bild” dhe “Die Welt”, si edhe të shumë gazetave të tjera. Në këtë poster gjigant, pranë fotografisë së Papës lexohet “wir sind Papst” (Ne jemi Papa). Kjo pankartë është faqja e parë e gazetës “Bild”, e cila lajmëronte zgjedhjen e kardinalit Jozef Racinger në fronin e Shën Pjetrit, më 20 prill 2005.








All the contents on this site are copyrighted ©.