2011-09-19 17:39:52

Benedikti XVI pret një grup astronautësh të Stacionit Kozmik ndërkombëtar


Benedikti XVI priti sot paradite në Kastel Gandolfo, një grup astronautësh të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar. Ishin astronautët me të cilët Papa pati folur gjatë lidhjes historike me Stacionin, majin e kaluar. Në veçanti, dy italianët i kthyen Atit të Shenjtë medaljen e argjendit, që e patën marrë me vete në hapësirë, ku pasqyrohet Krijimi i botës, pikturuar nga Mikelanxhelo në Kapelën Sikstina. Ndër dhuratat e tjera, një hartë e universit e një kuadro me fotografinë e Stacionit Kozmik, të flamurit vatikanas e të atij të NASA-s.







All the contents on this site are copyrighted ©.