Radio Vatikani përkujtoi te shtunen kalimin në amshim të atë Sesto Kuerçetit, jezuit,
ish-drejtor i Programeve në vitet 1985-1990. Më parë, ai qe përgjegjës i Seksionit
Vietnamez, që nga themelimi i këtij programi, në vitin 1980 e, deri në vitin 1982,
kur u bë zv.drejtor i Programeve të Radios sonë. Ishte njohës i thellë i sistemeve
komuniste, të cilat i denoncoi hapur, jo vetëm përmes valëve të Radio Vatikanit, por
edhe përmes librave, shkruar prej tij, për terrorin e kuq në Vietnam.