Nesër dhe pasnesër në fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë do të mbahet manifestimi
tradicional kulturor "Takimet e Dom Mikelit". Pas Meshës që do ta kryesojë ipeshkvi
i Kosoves imzot Dodë Gjergji, në orët e paradites do të mbahet tribuna shkencore me
temë: "Papa Gjon Pali II dhe çështja e Kosovës". Në këtë tribunë pritet të referojnë:
Jakup Krasniqi, kryetar i Parlamentit të Kosovës, Jusuf Buxhovi, Eqrem Zenelej, prof.
Willi Kamsi, ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë e të tjerë Më
pas vijon Ora e madhe letrare, si dhe ndahet çmimi "Agim Ramadani" për tri poezitë
më të mira. Po ashtu do të ndahet edhe çmimit "Akil Koci". Nismëtarët e këtij takimi
vjetor është prifti i famullisë së Shën Jozefit në Subëll dhe këshilli organizativ
e “Takimeve të dom Mikel Tarabulluzit”.