2011-09-16 17:27:47

Qendra e studimeve myslimane: gjykata pakistaneze ka presione për çështjen e Azia Bibit


Bien hije dyshimi mbi çështjen e Azia Bibit, gruas së krishterë 40-vjeçare, dënuar me vdekje për blasfemi në Pakistan. Sipas Qendrës së Studimeve Myslimane “Jinnah Institute” të Karaçit, gjykata punon nën presionin e ekstremistëve islamikë, të cilët kërkojnë hakmarrje personale. Gjithashtu, vihet në dukje se në hetimet fillestare të policisë, Azia Bibi nuk ka pasur avokat mbrojtës, prandaj krejt procesi mund të anullohet për shkak të kësaj parregullsie ligjore.
Instituti, që mban emrin e thelemuesit të Pakistanit, Muhamad Ali Jinnah, formohet nga intelektualë myslimanë e kryesohet nga një grua parlamentare, Sherri Rehman. Qendra merret me punë kërkimore-shkencore në fushën e ligjit, të të drejtave të njeriut, të shtetit të së drejtës dhe nxit ndërtimin e një Pakistani demokratik e laik, siç e donte themeluesi i tij. Kujtojmë se Azia Bibi ndodhet në burg prej më shumë se një viti e se një thirrje për lirimin e saj, e pati bërë edhe Papa Benedikti XVI, në nëntor të vitit 2010.







All the contents on this site are copyrighted ©.