2011-09-16 17:28:53

Ipeshkvijtë kapuçinë te varri i shenjtit të Urdhërit të tyre, shën Piut nga Pietrelçina


Ipeshkvijtë kapuçinë nga e gjithë bota shtegtuan nga 13 deri më 15 shtator në San Gjovani Rotondo të Italisë, në shtegtimin e dytë të tyre, pas atij të Romës, gjatë Jubileut të Madh të vitit 2000. Në nismën e organizuar nga Kuria e Përgjithshme e Urdhërit të Fretërve të Vegjël Kapuçinë, morën pjesë 63 ipeshkvij. Qëllimi i shtegtimit ishte grumbullimi i prelatëve të Kishës në lutje para Varrit të sivëllaut të tyre kapuçin, shën Piut nga Pietrelçina, nga i cili ipeshkvijtë marrin shembull e forcë. Por, gjatë dy ditëve në San Gjovani Rotondo, ipeshkvijtë kremtuan së bashku Eukaristinë e bënë vizita në Bazilikën e shën Mëhillit në Malin e Shën Engjëllit e në kishën e atë Pios. Gjithashtu, morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët me temë “Urdhëri Kapuçin e ipeshkvijtë tanë” si edhe mbajtën tri konferenca.







All the contents on this site are copyrighted ©.