2011-09-15 16:39:50

Shqipëria ratifikon marrëveshjen me Serbinë për lëvizjen e shtetasve


Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ratifikoi dje marrëveshjen me Këshillin e Ministrave të Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, ky vendim merret në mbështetje të neneve 78 dhe 83 të Kushtetutës dhe me propozimin e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë. Vendimi do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".







All the contents on this site are copyrighted ©.