Rasmusen fton Prishtinën e Beogradin të ruajnë qetësinë. KFOR-i nuk do të tolerojë
dhunën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO s, Anders Fog Rasmusen, gjatë vizitës së tij sot në
Prishtinë, i bëri thirrje serbëve dhe shqiptarëve kosovarë të jenë të qetë e të dialogojnë,
dhe ftoi të dy palët të mos ndërmarrin “nisma unilaterale” që nuk ndihmojnë në zgjidhjen
e problemeve. “Bëjë thirrje të gjitha bashkësive e liderëve të ndryshëm të tregojnë
maturi e modelim në veprat e në nismat e tyre të këtyre ditëve dhe të vazhdojnë të
favorizojnë dialogun dhe stabilitetin, për të krijuar në të ardhmen një mjedis të
përbashkët më të sigurt e jo më të paqëndrueshëm e të rrezikshëm”, tha Rasmussen gjatë
një konference shtypi në mbarim të takimit me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Tensioni
në veri të Kosovës është ngritur përsëri pas lajmërimit të autoriteteve të Prishtinës
mbi marrjen e kontrollit të pikave kufitare nga dita e nesërme, pikërisht pika e Jarinjës
dhe Bërnjakut që në korrikun e kaluar qenë teatër i dhunës dhe ndeshjeve. Rasmussen
nënvizoi se në 12 vitet e fundit NATO ka garantuar në Kosovë paqen e sigurinë e të
gjithëve e nuk do të lejojë kthimin në të kaluarën e se forca paqeruajtëse do të reagojë
nëse rrezikohet siguria dhe paqja në veri të Kosovës. Këto u shpreh Rasmusen gjatë
konferencës për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Në
interesimin e gazetarëve se si do të sillet forca e KFOR it nëse strukturat paralele
në veri do të përpiqen që me forcë të mos lejojnë zbatimin e planit për rihapjen e
doganave në veri dhe dërgimin e doganierëve e policëve kufitarë të Kosovës atje, Rasmusen
tha se detyra dhe mandati i KFOR it në Kosovë është i qartë. "Është mandat i KFOR
it që të sigurojë një ambient të qetë dhe paqësor", tha Rasmusen, duke shtuar se "KFOR
i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik". Ai nuk
ka dhënë detaje të operacionit që pritet të zhvillohet për zbatimin e planit për rihapjen
e pikave doganore nga 16 shtatori, por tregoi vendosmërinë e KFOR it që nuk do të
lejojë të cenohet paqja në Kosovë. "Nuk do të komentoj për operacionin, detajet
e tij, por trupat e KFOR it do të veprojnë në vetëmbrojtje dhe në atë që e thashë,
për të garantuar një ambient të qetë dhe sigurt", theksoi Rasmusen, njofton rel. Gjatë
kësaj konference, Rasmusen rikujtoi se për 12 vjet NATO ja ka arritur që në Kosovë
të garantojë paqe e siguri për të gjithë dhe i paralajmëroi të gjithë se se nuk do
të tolerohet kthimi prapa në dhunë dhe tensione të reja. Në anën tjetër, kryeministri
Hashim Thaçi ka ripërsëritur se nga 16 shtatori zbatohet marrëveshja për doganat dhe
se pjesë e planit do të jenë edhe EULEX i dhe KFOR i. Tensioni në veri të Kosovës
është i lartë. Grupet kriminale serbe janë duke u përgatitur për luftë në veriun
e Kosovë, kanë njoftuar burime të ‘Koha ditore’ nga një mision ndërkombëtar i vendosur
në Kosovë. Sipas këtyre burimeve shtabi i krizës në veri që përbëhet nga të ashtuquajturit,
kryetar i Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviq, shefi I MUP-it Gjorgje Dragoviq,
kryetari i komunës së Mitrovicës Kërstimir Pantiq, kryetari i Zveçanit Dragisha Milloviq,
ai i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq si dhe i Leposaviqit Branko Niniq, kanë marrë
vendim që për komandant të operacioneve luftarake në veri të Kosovës ta emërojnë gjenerali
Serb , Bozhidar Deliq. Deliq njihet si nëj ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish
kriminelit Arkan. Burimi më tej ka shtuar se në Kosovë gjatë 48 orët e fundit
janë futur mbi 1000 pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë së Serbisë, kryesisht oficer
rezervë. Me veti këto forca kanë sjellë edhe armë gjysmë të rënda kryesisht armë që
mundën të neutralizojnë mjetet e blinduara. Sipas burimi edhe skenari për vendosjen
e barrikadave në rrugë është ai që, gjenerali serb, Deliq, e ka përborur në të ashtuquajturën
Republika e Krainës në Kroaci. Në anën tjetër burime të gazetës nga veriu i vendit
kanë njoftuar se të gjitha pikat e karburanteve në veri të Kosovës iu është ndaluar
shitja e derivateve të naftës. Kjo është bërë me urdhër të shtabit serb të krizës.
Disa banorë serb tani veç kanë filluar që me automjetet e tyre përmes rrugëve alternative
të vijnë në jug të Mitrovicës për t’u furnizuar m karburante. Gjithashtu sipas burimet
që nga e premtja pikat e karburanteve në veri do t’iu shesin qytetarëve serbë vetëm
nga 5 litra karburante për arsye të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pamundësisë
së futjes së derivateve të naftës në veri të vendit.