2011-09-15 13:59:36

Falenderimi i Papës shtëpisë botuese Herder e LEV të Vatikanit për ekspozitën e veprave të tij


Papa Benedikti XVI takoi sot paradite në Pallatin Apostolik të Kastel Gandolfos, përgjegjësit e ekspozitës së librave të tij nga Shtëpia Botuese Herder dhe nga ajo e Vatikanit LEV. Me rastin e vizitës së ardhshme apostolike të Atit të Shenjtë në Gjermani, nga 22 deri më 25 shtator, këto dy shtëpi kanë ekspozuar të gjitha librat e Jozef Racinger në përkthimet e tyre në gjuhë të ndryshme të botës. Ekspozita me rreth 600 vëllime, mund të vizitohet në njërën nga sallat e Varrezave Teutonike në Vatikan
Benedikti XVI i falenderoi të dyja Shtëpitë Botuese për impenjimin, duke uruar që librat e tij të jenë të dobishme për njeriun e jo vetëm fjalë, të cilave u kalon koha. Shpresoj te jenë fjalë, që mund ta dihmojnë njeriun të gjejë rrugën e drejtë, u tha të pranishmëve Papa, i cili përmendi veçanërisht ata që janë marrë me rishikimin e librave. Ati i Shenjtë shpjegoi se e di mirë ç’do të thotë të rishikosh një libër. Është një punë pa bujë, por që i jep librit pamjen e rigorozitetin, që i takon, para se të kalojë në duart e lexuesit. Është autori, ai që njihet e bëhet i famshëm, por në suksesin e tij kanë kontribuar të gjithë ata, që mbeten të panjohur:
“Prandaj është vërtet e nevojshme, t’ju falenderoj përzemërsisht për të gjitha këto përpjekje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.