1Pezull n’mjet tokës e qiellit, Atje mbi krep t’ Golgotit, N’per
ag t’pergjakshem t’diellit Ulë kryet i Biri i Zotit, Masi me ‘i zâ t’pushtueshem Dha
shpirtin e hyjnueshem Nder duer të Atit t’vet. 2 E Ama, zbè si qiri, Prej
dhimbet bâmun guer, E sheh kah kryet i Biri E ulë permbi krahnuer: E sheh,
e mâ fort zêmra I therë atë botë, e thêmra, Tu’u dridhë, mâ m’tokë s’i shklet, 3
Por, kah s’don me mendue Se i Biri shpirt ka dhânun, I kandet me kujtue Se
Ai don ndo’i fjalë me i thânun; Prandej me dashtuni, I qaset Krygjes s’Ti E
i thotë plot ambelcim: 4 - Qe Nâna e jote, o Djalë! Qe Nâna, o Bir,
ngjat teje! A don me m’thânë ndo’i fjalë, Qi ule kryet prej meje? - Po a
fort gojen t’idhnuene Me atë tamth, qi tash t’a kuene Kta njerz të lém n’verbim?
- 5 Por m’Kryq i Biri shuete, E veç nji ushtimë termetit Qi t’dekunt
n’vorr i shquete, Qi tundte ujët e detit, Qi male e krepa çáte, Qi n’tempull
tisin dáte, Per Tê t’pergjegjun kjè! 6 U dridh atë botë e Ama, Por
krejt s’e la shpëresa; E tue shungllue enè gjâma, Tu’ u trandë e dheut ndertesa, Me
dorë kamben ia prekë, N’uzdajë se nuk ka hjekë, Se shpìrt s’ka dhânë enè. 7
Por se me dorë tue ndî’, Se kamba ftofun ishte Me gjak e cilla isht’
rî, Tue pá se Djalë mâ s’kishte, ‘Ahi’ fshâni ‘i herë prej dhimbet, E, si
nji dritë kah shkimet, Gadi nen Kryq u pak. 8 E pánë Ejët te qielli E
ftyren me fletë mbluene; U muz mâ kobshem dielli, Humneret prap gjimuene: I
Amshuemi, edhe Atê e pá, E dhimbë per Tê i rá, E mnís atë herë vû cak. 9
U vesh në zí natyra, Bregut u thane plepat, U vrâ e qiellës pasqyra, Plasen
prap dhimbet krepat, E u veshken fushës zymylat, E u eshten n’mal bylbylat: Mbarë
rruzullimi ankoi. 10 Vetë Rromakut gjaksuer Qi t’Bir’n’I a bâni t’dekun, Zêmra
i gufoi n’krahnuer, Ashtû ka’ e pà të lmekun: E kah prej malit zdrypi Ai
t’Lumit mshrirë i lypi, Pse aq t’dhimbshme Nânë mjeroi. 11Veç ti,
moj zêmra e ême, Veç ti të lodhët nuk ké, E, egersue, nuk trême Ashtú ka’
e sheh ti zbé, Njatê, qi kje nder bija Si lil nder kulumrija, Si drita kúr
agon. 12 Po kje se ti nuk pihe N’gjith ketë mjerí t’shemtueme, Po
kje se ti nuk shkrihe Kah sheh sa Nânës t’bekueme Heshtat zêmren i a therin, Mâ
t’fortë se ty mermerin, M’ kallzo se kû kerkon? _____ 1 Mbì krep
: shkamb, mal. – n’per ag t’pergjakshem t’diellit: kur dielli ishte xânë per tmerë.
Ag thirret agimi i parë e mandej perdoret edhe per perde qi vêjn sŷt: i kanë vû syt
ag: nuk sheh mirë. 3 I qaset: i afrohet. 4 T’a kuene:
t’a dhanë me e pi. 5 Shuete: heshtote. – termetit: termekut. – shquete:
i ngjallte: – tisin: velin e tempullit. 7 Rî: rituem, lagë. – u pak:
u lmek, i rá të fikët. 8 U muz mâ kobshem: u mtizë, u nxi mâ tmerëshem. 10
Të lmekun: të pakun, të fikun.11 Të lodhët: të lodhun. Atë
Gjergj Fishta, “Mater Dolorosa” (Zoja e Dhimbshme)”, “Vallja e Parrizit”, bot.
II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta” , 1941, fq 28-31 Shpjegimet nga Atë Viktor
Volaj