2011-09-14 18:04:35

Papa: njeriu që sulmon vëllain e humb dinjitetin e vet njerëzor. Ta lusim Zotin edhe atëherë kur duket se hesht.


Kur njeriu bëhet i vrazhdë dhe e sulmon vëllain, diçka shtazarake depërton dhe mbizotëron në të, e duke se i humbë tiparet njerëzore; dhuna gjithmonë ka në vete diçka prej shtazëve e vetëm ndërhyrja shpëtimprurëse e Zotit mund t’ia kthejë njeriut dinjitetin e tij njerëzor. Kështu tha Papa Benedikti XVI në reflektimin e tij katekistik mbi Psalmin 22-21, gjatë audiencës së përgjithshme të së mërkurës, mbajtur paradite në Vatikan, para afër 10 mijë besimtarësh e shtegtarësh të ardhur nga mbarë bota. Duke folur mbi Psalmin 22-21, që flet për besimtarin i cili gjatë lutjes së tij ndjehet i braktisur nga Hyji, e megjithatë vazhdon t’i lutët Emrit të Tij Hyjnor, Papa thelloi temën e heshtjes së Zotit e të angështisë së besimtarit, kur i lutet Zotit por duket se nuk merr kurrfarë përgjigje nga Ai.
“I pafajshmi i persekutuar, i rrethuar prej kundërshtarëve që ia duan vdekjen”, komentoi Benedikti XVI, ndjehet i braktisur nga Zoti, e vërtet “kur njeriu bëhet i vrazhdë dhe e sulmon vëllain, diçka shtazarake depërton dhe mbizotëron në të, e duket se i humbë tiparet e veta njerëzore; kështu dhuna bëhet shtazarake e atëherë vetëm ndërhyrja shpëtimprurëse e Zotit mund t’ia kthejë njeriut dinjitetin dhe natyrën e tij njerëzor”.
Në psalmin 22-21, kemi “një lutje të zjarrtë dhe prekëse, plot dendësi njerëzore e teologjike”, tha Papa Ratcinger, një “realitet në të cilin e sotmja plot angështim dhe kujtimi ngushëllues i së kaluarës ndërrohen me radhë njëra me tjetrën, ku fillon ndërgjegjësimi i një situate të dëshpëruar që nuk don të heqë dorë nga të shpresuarit”.
Psalmisti në lutje e thërret emrin e Zotit, por “ Zoti hesht, e kjo heshtje ia këput shpirtin besimtarit që lutët, i cili pareshtur thërret por pa marrë përgjigje”. “Britma humbet në zbrazëti e vetmia bëhet e padurueshme – shpjegoi Papa – e megjithatë njeriu që lutët thërret pareshtur deri në aktin e skajshëm të fesë ‘Hyji im’, sepse nuk mund të beson që lidhja me Zotin të jetë ndërpre plotësisht e prandaj kërkon pse-hin e braktisjes së hamendësuar e të pakuptueshme, duke pohuar që Hyji i tij nuk mund ta braktisë”.
Ekziston një lidhje, kujtoi Papa Ratcinger, ndërmjet psalmit e tregimit të mundimeve të Jezu Krishtit. “Në mungesën e jashtme të Zotit që duket i tillë, - shpjegoi Benedikti XVI – si dishepujt duhet të mësojmë të njohim e dallojmë realitetin e vërtetë të Zotit përtej dukjes, shfaqjen e plotë të jetës në vdekje, në kryq, kështu do të vëmë tërë besimin tonë në Hyjin Atë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.