2011-09-13 17:43:30

Shtegtimi i Fretërve Kapuçinë në San Giovanni Rotondo


Fillon sot në San Giovanni Rotondo të Puljes së Italisë, shtegtimi i dytë i ipeshkvijve kapuçinë nga mbarë bota, pas shtegtimit zhvilluar në Romë gjatë Jubileut të Madh të 2000. Shtegtimi i ipeshkvijve rregulltarë kapuçinë françeskanë zgjat tre ditë.
Nisma, organizuar nga Kuria e Përgjithshme e Urdhrit të Fretërve të Vegjël Kapuçinë, ka konfirmuar pjesëmarrjen e 63 ipeshkvijve nga mbarë bota, mes tyre kryeipeshkvi i Bostonit, kardinali Saen Patrick O’Malley, të cilët shoqërohen nga ministri (eprori) i përgjithshëm i Urdhrit rregulltar, fra Mauro Johri.
Programi i shtegtimit parasheh konferenca e kremtime solemne. Tema e konferencave është identiteti Kapuçinë, misioni ipeshkvnor, ipeshkvijtë e Shenjtë Kapuçinë.
Së fundi programi parasheh dy vizita të udhëhequra: sot pasdite në Bazilikën e Shën Mikelit Kryengjëll në Monte Sant’Angelo dhe nesër pasdite një moment urate para varrit të Shenjtit.
Sipas statistikave, Rregulli Françeskan Kapucin – OFMCap, ka 11.340 anëtarë. Kujtojmë se Etërit Françeskanë Kapuçinë janë të pranishëm, përveç shumë Vendeve të ndryshme të botës, edhe në Shqipëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.