2011-09-13 16:22:21

Selia e Shenjtë do të marrë pjesë në Ditët Evropiane të Trashëgimisë kulturore


Edhe këtë vit, Selia e Shenjtë do të marrë pjesë në Ditët Evropiane të Trashëgimisë kulturore, të organizuara nga Këshilli i Evropës. Deri më sot, kanë deklaruar se do të jenë pjesë e këtyre ditëve, 50 shtete të kontinentit, ndër të cilat edhe Shqipëria. Vatikani do ta kremtojë ditën e vet, të dielën më 25 shtator, me temën “Jeta përtej jetës”. Në hartimin e programit kanë bashkëpunuar Komisioni Papnor për Pasuritë kulturore të Kishës, Muzetë e Vatikanit dhe Komisioni Papnor për Arkeologjinë Kishtare. Po atë ditë, Muzetë e Vatikanit do të jenë hapur e falas për të gjithë. Po kështu do të mund të vizitohen pa biletë Katakombet e Romës, të hapura për publikun, si ato të shën Kalistit, të Domitilës, të Prishilës, të shën Anjezes dhe të shën Sebastianit.







All the contents on this site are copyrighted ©.