2011-09-13 17:34:52

Në Irak vriten 22 shtegtarë shiitë gjatë kalimit të zonës sunite në Anbar


Masakër e re ndaj shtegtarëve shiitë myslimanë në Irak. Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme të Bagdadit, njëzetedy shtegtarë shiitë janë vrarë në një shkretëtirë të largët të Irakut perëndimor në provincën lindore të al Anbarit. Burimeti rakiane thonë se viktimat, të gjithë meshkuj, u vranë në postbllokun e ngritur nga persona të armatosur në provincën sunite Anbar, ndërsa gratë, fëmijët dhe pleqtë kanë shpëtuar. Shtegtarët myslimanë shiitë kanë nga qyteti i shenjtë i Qerbelasë po udhëtonin me autobus për në Siri. Policia ka nisur kërkimin e personave të armatosur, për të cilët dyshon se janë militantë të rrjetit terrorist islamik të Al Kaidës.







All the contents on this site are copyrighted ©.