2011-09-13 15:34:09

Ekspozitë e veprave të Benediktit XVI me rastin e vizitës apostolike në Gjermani


Shtëpia botuese gjermane Herder, në bashkëpunim me Librarinë dhe shtëpinë botuese të Vatikanit (Lev), me rastin e vizitës së ardhshme të Benediktit XVI në Gjermani, ka organizuar një ekspozitë të prezantimit të veprave të Jozef Ratcinger-Benedikti XVI në përkthimet e tyre të shumta.
Një ekspozitë unike në gjininë e saj, përgatitur së pari në Kastelgandolfo për Atin e Shenjtë, pastaj për ata që janë të interesuar më 16 shtator në Vatikan në Campo Santo Teutonico dhe së fundi më 24 shtator pranë selisë së shtëpisë botuese Herder të Friburgut, ku ekspozohen afër gjashtëqind vëllime që përfaqësojnë mase njëzetepesë Vende të botës. Në këtë mënyrë shtëpia botuese Herder dhe Libraria e Shtëpia Botuese e Vatikanit duan t’i shfaqin autorit mirënjohjen dhe lavdërimin e merituar, “Si bartëse e të drejtave të shkrimeve të Papës, për shtëpinë botuese të Vatikanit është motiv i një kënaqësie të madhe të shoh të mbledhura në një ekspozitë vëllimet e veprave të përkthyera në gjuhët kryesore të botës”, pohon drejtori i Librarisë së Vatikanit, Giuseppe Costa.
“Për ne do të jetë një gëzim i madh fakti që do të kemi rastin t’ia paraqesim personalisht Papës ekspozitën me vepra të tij, më 15 shtatorin e ardhshëm në Kastelgandolfo, pranë rezidencës verore”, pohoi Manuel Herder.







All the contents on this site are copyrighted ©.