2011-09-11 19:05:44

Sheshi i Plebishitit


Njihet si “Sheshi i Papës” dhe është një nga sheshet më të rëndësishëm të Ankonës, në pjesën më të lashtë të qytetit. U ndërtua në fund të shekullit XVI, por mori emrin që mban sot, për nder të plebishitit të 4 e 5 nëntorit 1860, me të cilin rajoni i Markeve iu bashkua Mbretërisë së Italisë. Që nga fundi i 1700-ës, njihet edhe si “Sheshi i Papës” për shkak të shtatores madhështores të Papës Klementi XII, që ndodhet në pjesën e lartë të sheshit, para Kishës së Shën Domenikut. Brenda saj ndodhen një figure e “Lajmërimit të Zojës” nga piktori i famshëm italian Guerçino dhe një Kryqëzim i Krishtit i Ticianos.







All the contents on this site are copyrighted ©.