2011-09-11 18:24:48

Porti i Ankonës


Ankona, emri i së cilës në greqisht do të thotë “bërryl”, që nga lindja e saj është e lidhur me portin. Grekët dorikë e themeluan këtu qytetin, piëkrisht sepse forma e bregut (bërryli), u jepte mundësinë të ndërtonin portin. Mendohet se që në shekullin II e III, piçenët e përdornin gjirin detar për shkëmbimet e tyre detare me grekët.
Gjatë periudhës romake, porti u zgjerua, sidomos nga perandori Trajan, për nder të të cilit u ndërtua një hark triumfi. Porti u shkatërrua nga saraçenët, gjatë plaçkitjes së qytetit në shekullin IX, për t’u fortifikuar zërish në shekullin XI, gjatë periudhës së Republikës Detare. Ndërmjet shekujve XIII e XIV, Ankona së bashku me Raguzën u bën portet më të rëndësishme në Adriatik, pas Venedikut. Me zbulimin e Amerikës e me zhvendosjen e shkëmbimeve detare në Oqeanin Atlantik, porti humbi rëndësinë e tij derisa papa Klementi XI ndërtoi atje një lazaret. Porti i Ankonës pësoi dëme të mëdha ngabombardimet në të dyja luftrat botërore. Sot është porti i parë më i rëndësishëm italian për vëllimin e pasagjerëve dhe të makinave.







All the contents on this site are copyrighted ©.