2011-09-11 18:35:05

Papa në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, 10 vjet pas atentateve tragjike të 11 shtatorit, i nxit krerët e kombeve ta refuzojnë gjithnjë dhunën


Fjalët e Papës gjatë Lutjes së Engjëllit të Tënzot iu referuan përvjetorit të dhjetë të atentateve tragjike të 11 shtatorit 2001, që u përkujtuan sot në mbarë botën. Natyrisht, mendimi i parë i Benediktit XVI shkoi te viktimat e terrorizmit e pastaj, Ati i Shenjtë u bëri këtë thirrje krerëve të kombeve:RealAudioMP3
“Duke i kujtuar Zotit të Jetës viktimat e atentateve të asaj dite dhe familjarët e tyre, i ftoj përgjegjësit e kombeve dhe njerëzit vullnetmirë të refuzojnë gjithnjë dhunën si rrugëzgjidhje për problemet, t’i rezistojnë tundimit të urrejtjes dhe të veprojnë në shoqëri, duke u frymëzuar nga parimet e solidaritetit, të drejtësisë e të paqes”.
Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Papa nuk ndenji pa iu lutur Zojës së Bekuar, Shtëpia e Shenjtë e së cilës ndodhet pikërisht në territorin e Markeve, në Loreto. Duke ia besuar asaj qytetin e Ankonës dhe krejt Italinë, Benedikti XVI u lut që besimtarët ta mbajnë gjithnjë gjallë fenë në Misterin Eukaristik, i cili e bën të pranishëm Krishtin e Ringjallur, burim shprese e ngushëllimi në jetën e përditshme, sidomos në çastet më të vështira.







All the contents on this site are copyrighted ©.