2011-09-11 18:24:32

Kryedioqeza e Ankona-Ozimos


Kryedioqeza e Ankona-Ozimos lindi në vitin 1986 nga bashkimi i dioqezave të të dy qyteteve markixhane. Lajmet e para mbi krishterimin në zonë kanë të bëjnë me shën Shtjefnin, për të cilin flet shën Agostini në njërin prej librave të tij. Tradita kujton edhe shën Gregorin e Madh, sepse katedralja e parë e Ankonës i kushtohej atij. Sipas një tradite edhe më të lashtë, trupi i shën Qiriakos u zhvendos nga Jeruzalemi, ku qe martirizuar, për t’u varrosur në katedralen e shën Shtjefnit në shekullin IV e më pas, në katedralen aktuale, në shekullin X. Gërmimet arkeologjike, që janë kryer në katedralen e shën Qiriakos në vitin 1979, i japin të drejtë traditës.
Sipas gojëdhënave, territori i dioqezës së Ozimos u bë i krishterë në shekullin III, për vepër të shën Feliçianit. Në vitin 303, gjatë persekutimeve të perandorit Dioklecian, në Ozimo u martirizuan shenjtorët Florenci, Sisini e Diokleci. Në vendin e martirizimit u ngrit një kishë, që mban emrin e tyre e ekziston edhe sot e kësaj dite.







All the contents on this site are copyrighted ©.