2011-09-09 15:38:09

Rritet alarmi i terrorizmit në SHBA-të, para 11 shtatorit


Dy ditë para kremtimit të 10-vjetorit të atentateve të 11 shtatorit 2001, në SHBA-të rritet alarmi i terrorizmit. Presidenti Obama ka kërkuar të dyfishohen përpjekjet e sigursë para kërcënimeve, me sa duket të besueshme, për sulme me rastin e ceremonive, që do të mbahen në Nju Jork e në Uashington. Ipeshkvijtë amerikanë nënvizojnë në një komunikatë se ky përvjetor, përveç kujtimit të viktimave të dhunës terroriste, është rasti për qytetarët të lenë pas ndryshimet e të rigjejnë frymën e bashkimit kombëtar për të rinovuar vendin e botën.







All the contents on this site are copyrighted ©.