2011-09-09 12:18:03

Pishtari i ndezur në Lamezia Terme të Italisë në pritje të vizitës së Papës


Një pishtar i ndezur bekuar nga Benedikti XVI bartet këmbë prej një grupi të rinjsh kalabrezë nga Roma deri në Lamezia Terme ku do të jetë dëshmitar e simbol për fillimin e nismave parapërgatitore për vizitën baritore të Papës Benediktit XVI në dioqezën kalabreze më 9 tetorin e ardhshëm. Të mërkurën më 7 shtator, gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në audiencën e parë të përgjithshme pas atyre të kohës verore që janë mbajtur në Kastelgandolfo, Papa e bekoi Pishtarin të cilin ia dorëzoi Kishës kalabreze.
Kështu, ndërsa mungojnë pak ditë nga vizita e Atit të Shenjtë Jozef Ratcinger në Akona të Italisë, ku do të shkojë këtë të diele, në Lamezia Terme po vijohet me përgatitjet për pritjen e Benediktit XVI në vjeshtën e ardhshme, brenda një muaji. Delegacioni i Kalabrisë, përbërë nga 30 të rinjsh të shoqëruar nga don Adamo Castagnaro, do të bëjë tri etapa para se të arrijë në Katedralen lametine, ku përfaqësuesit e famullive kishtare të kësaj dioqeze do të ndezin pishtarët e tyre në shenjë gëzimi e pritjeje të pasardhësit të Shën Pjetrit në mesin e bashkësisë së tyre të krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.