2011-09-09 15:31:44

Ndërrimi i komandantit të KFOR-it në Kosovë


Sot në Prishtinë është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të Komandantit të KFOR-it, me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve më të larta të Kosovës, përfshirë FSK-në, dhe të misioneve ndërkombëtare.
Komandanti i Forcave të Përbashkëta me Komandë në Napoli, Admirali Samuel J.Locklear (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), dorëzoi Komandën e KFOR-it nga Gjeneral Major Erhard Bühler tek Gjeneral Major Erhard Drews, të dy nga Gjermania.
Duke kaluar flamurin dhe komandën e KFOR-it në duart e komandantit të ri, Admirali Locklear ftoi Gjeneral Majorin Drews që të çojë përpara të gjitha arritjet e Gjeneral Major Bühler në Kosovë, të cilat i vlerësoi lart.
"Populli i Kosovës duhet ta dijë se NATO-ja është e palëkundur në zotimin e saj për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme, të qëndrueshme dhe të begatshme", tha Admirali Locklear.
"Misioni i NATO-s është vetë arritja e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme, jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin", theksoi ai.
Gjeneral Major Bühler ka marrë detyrën e Komandantit të KFOR-it nga Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, po ashtu nga Gjermania, në 1 shtatorin e vitit të kaluar.
Komandanti i ri i KFOR, Gjeneral Major Erhard Drews është një komandant me përvojë dhe është i njohur me situatën në Ballkan dhe historinë bashkëkohore të Ballkanit. Në vitin 2001 ka shërbyer në kuadër të misionit të SFOR-it në Bosnje. Iu ka bashkëngjit ushtrisë në vitin 1971 dhe aktualisht shërben si Komandant i Divizionit Ajror Mobil në Veitshöchheim të Gjermanisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.