2011-09-08 17:04:36

Erhards Drews, komandant i ri i KFOR-it


Gjeneral Majori, Erhard Drews, nga Gjermania do të marrë nesër detyrën e komandantit të KFOR-it në Kosovë, duke zëvendësuar Gjeneral Majorin Erhard Bühler.
Në një njoftim për shtyp të zyrës së KFOR-it për marrëdhëniet me publikun, bëhet e ditur se "ceremonia e dorëzimit të detyrës do të bëhet nga Komandanti i Forcave të Përbashkëta me Komandë në Napoli, Admirali Samuel J.Locklear nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Gjeneral Majori Erhard Drews është një komandant me përvojë dhe i njohur me situatën në Ballkan dhe historinë bashkëkohore të Ballkanit. Në vitin 2001 ka shërbyer në kuadër të misionit të KFOR-it në Bosnje. Ai iu bashkua ushtrisë në vitin 1971 dhe aktualisht shërbente si Komandant i Divizionit Ajror Mobil në Veitshöchheim të Gjermanisë.
Sipas burimeve, Gjeneral Majori Erhard Bühler e ka marrë detyrën e Komandantit të KFOR-it nga Gjeneral Lejtnant Markus Bentler në 1 shtatorin e vitit të kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.