2011-09-08 11:55:57

Delegati Apostolik për Kosovën, imzot Janush: qëllimi i vizitës sime ishte për të njohur kishën, shoqërinë, strukturat shtetërore dhe fetë tjera.


Fund javën që kaloi, Delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë për Kosovës, kryeipeshkvi imzot Juliush Janosh, vizitoi Kosovën. Ishte vizita e parë bërë Kishës e Vendit që nga emërimi i tij 10 shkurtin e kaluar me këtë mision nga Papa Benedikti XVI.
E siç pohoi vet imzot Janosh në homelinë e Meshës Shenjte kremtuar në Kishën katedrale të së Lumes Nënë Terezë në Prishtinë të hënën e kaluar, gjatë kremtimi të Meshës së Shenjtë në festën liturgjike të së Lumes Nënës Terezë në Kishën Katedrale të Prishtinës në Kosovës më 5 shator 2011: ”Me vullnetin e Shenjtit Atë Papë Benedikti XVI jam zgjedhur Delegat Apostolik në këtë Vend i cili ka synime të mëdha dhe dëshiron ndërtimin e një të ardhmeje të cilën populli e ka për zemër. Delegati Apostolik ka për detyrë kryesore përcjelljen e jetës së Kishës Katolike në këtë Vend në mënyrë që lidhjet me Selinë Apostolike, Shenjtin Atë Papë në veçanti, si dhe me Kishën e Përgjithshme, të jenë të forta e gjithnjë më të thella. Sigurisht se jam këtu edhe për ta njohur gjendjen reale të shoqërisë, të strukturave shtetërore dhe të feve tjera. Gjatë dy ditëve të vizitës time këtu, kam parë një Kishë të gjallë dhe të nderuar.
Kisha Katolike në Kosovë është një realitet që ka prejardhje nga shekujt e parë të krishterimit...” e duke iu referuar Vendi Delegati Apostolik për Kosovë imzot Janosz shtoi: Kosova, edhe pse është një realitet i ri politikë, nuk është tokë e askujt, nuk është një popull pa origjinë, pa traditë, pa vlera. Toka e juaj është e shënuar nga qytetërimi i krishterë, i cili i ka përballuar të gjitha ndodhitë historike...”.
Vizita e Delegatit Apostolik në Kosovë u karakterizua në njërën anë nga takimi me Kishën Katolike dhe nga ana tjetër nga takimet me autoritetet Shtetërore dhe shoqërinë, e ne po përshkojmë këtë vizitë të rëndësishme me ipeshkvin e Prishtinës imzot Dodë Gjergjin... ........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.