1 Shka kanë rá, thue, mbramë do valle, Qi atje larg, kah Nazareti, Kanë jehue
n’per male e zalle? E pse qiella, toka e deti Disi n’gaz sot janë stolisun, Per
të cillen Shkrola flet? 2 Po thonë Anës e Joakimit Se ‘i hyll vajze u paska
lé, Si ajo drita prej agimit, Si ajo voesa e nadjes s’ré: Syni i sajë nji
rreze di’llit, Shtati i sajë gjeth drandofillit: Nji Prendverë n’blerim të vet! 3
Kúr po i qeshka syni e ftyra Neper rreze të bindueshme, Thue po u ndêka atë
herë pasqyra, M’t’cillen prirun Mendja e amshueshme, T’natyrës s’vet sheh t’kthelltat
hije, Edhe gjallë t’hyjnueshmen Dije M’nja si vedin e perfton. 4 Disá bija
t’Izraelit N’shêj pa’n dá n’shekull, si bora, Kah shkrepë dielli krés s’zabelit: Si
‘ i Suzanë, si nji Debora, Si Abigajli – e pastra lule, Me Juditen n’atë Betule, Kapidanat
qi i shkurton. 5 Por, si Kjo, nuk duel kurrnjâna, As kah hiri, as kah pashija; Emen
t’bukur edhe Nâna Ksa’i ka njitë, tu’ e quejtë M a r i j a: Nji send qi, kur
t’xâsh ket’ êmen, N’shpûzë të ferrit anmiqt trêmen, Si me u shkrepë rrfeja e
Tenzot. 6 Kuer m’ngujime t’t’naltë Empirit, Ati i Dritës ketë Bí e páka, Edhe
Nânë m’i a zgjedhë të Birit N’fllad t’Dashtnís së vet Ai dáka: Kaq iu dukka
synit t’ Tí, Sá me e dashtë n’gjak e n’gjiní – N’gjiní nierin me nji Zot! 7
Êjët atë herë marrin flutrimin Kupa e qiellës mâ e ndeztë kah kthiellet, E,
si pasë e kishin msimin, Dymbdhetë hyj shkepin prej qiellet, per me ndreqë me
ta nji keze Të tânë dritë e të tânë rreze, Zojës Mari m’i a çue per shêj. 8
Fíll kah hâna mandej zbrisin Krah- praruem të trollit t’Zotit Kû ata hîjn me
‘i herë t’i a shndrisin Hânës argjanin, ndryshkë prej motit: Perse hâna n’kohë
qi t’vije, Ksajë Bij, shkamb nen kambë do t’rrije Si tha Njai, qi urdhnon mbi
rêj. 9 E me rreze të ksajë hâne E me ato rreze të diellit, Ejët kanë nisë
prap fíll t’a xâne M’endë nji veshë mbas xêjes s’qiellit, Me të cillen do t’kandritet Vasha
e vogel – kúr të rritet – Si Mretneshë e qiellës e e dheut. 10 Pse Mbretneshë
kjo Vashë do t’vêhet Mbi rudina të Parrizit, - Gurra e dritvet fill kû xêhet
- Si edhe m’rrahe të morrizit; E perpara kësajë Zoje Gjû ‘n natyra do t’lakoje: Para
Nânës së Nazareut. 11 Nazareu, po Fjala e t’Lumit, Si e caktuemja t’mbrrîje
stina, Ka me dalë prej gjiut t’Amshu’mit, E, si n’bashkë bjen serotina, Ka
me u djergë n’zemer t’ksajë Bije, Neper ravë, qi Ai veç mund t’dije, Per me
marrun mish e gjak. 12 E m’atë herë kjo fjolle kemit Kjo pinjollë – lule Jerikut
- Nâmi i dheut, e i Ruzalemit - Ka m’i a shtypun kryet anmikut: Kryet anmikut
ka m’i a shtypun, Qi ‘i herë n’Eden m’Landë tue hypun, Mbarë njerzimin shtini
n’lak. 13 Rritu, prá, deh! rritu, o e Lume! Si filzat kah Prendvera, Si qeprizat
permbi lume, Si njai lili, qi i vjen era: E si rrezja endu shtatit, Perse
t’lémt nen hije t’mkatit Syt t’U kqyrin per shelbim. 14 Ti na rresh, po, njatë
Hyll dritet, Qi i kje folë fisit t’Jakobit E prej s’Cillit jeta pritet; Se
m’atë herë t’gjith bijt e kobit, Qi n’per Ty do t’i shndrisë Feja, Kanë me t’xânë
Ty valle t’reja, Kanë me t’kndue per jetë n’amshim.