2011-09-07 12:44:46

Papa: Zoti e dëgjon britmën e të shtypurve, është gjithmonë pranë nesh në dhimbje


Hyji e “dëgjon britmën e të shtypurit” dhe e shpëton atë që është në trishtim e në dhembje, sepse “Zoti është përherë afër – edhe në vështirësi, në probleme, në errësirën e jetës – dëgjon, përgjigjet e shpëton, sipas mënyrës së vet. Por duhet të dimë ta nuhasim e njohim praninë e Tij dhe ti pranojnë udhët e Tij”. Ky është mesazhi i Papës gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikani. Benedikti XVI katekizmin apo më mirë të themi, meditimin e tij të sotëm e përqendroi mbi Psalmin 3 të Biblës, që na referon tradita herbarike i kushtohet Davidit në momentin kur u arratis para të birit të vet Absalonit.
“Është një ndër momentet më dramatike e të dhimbshme të jetës së mbretit, kur djali i tij e uzurpon fronin mbretëror dhe e detyron ta lë Jerusalemin për të shpëtuar jetën”, shpjegoi Papa Benedikti XVI, e, duke folur jashtë tekstit, nënvizoi se si situatat e rrezikut dhe të trishtimit që është si sfond i lutjes, “na prekin personalisht, kur para aq shumë problemeve, jemi të tunduar ta braktisim fenë: tundimi kundër fesë e besimit në Zotit është sulmi i fundit, duke të jemi të qëndrueshëm”.

Ja Psalmi 3 i Biblës që ishte në qendër të reflektimit të Papës Benediktit XVI gjatë katekizmit mbajtur në audiencën e sotme të përgjithshme:

PSALMI 3
Lutja në mëngjes e të drejtit të përndjekur
1Psalm. I Davidit. Kur u arratis para birit të vet Absalomit.
2 Sa shumë janë, o Zot, ata që më salvojnë!
Sa shumë nga ata që po më çohen kundër!
3 Shumë janë ata që thonë për mua:
“As Hyji më nuk do ta shpëtojë”!
4 Por ti, o Zot, je mbrojtësi im,
nderi im që lart ma mban kokën!
5 Zërin tim e lartësoj te Zoti
dhe më vështron prej malit të vet të shenjtë.
6 Unë bie në shtrojë e fle
e prapë zgjohem: sepse Zoti më ruan.
7 Jo, nuk i druaj njerëzit edhe me mijëra në qofshin
që përqark më rrethojnë porsi armiq.
Ngrihu, o Zot, më shpëto, o Hyji im!
8 Shpullë ua pëlcet turinjve armiqve të mi,
dhëmbët ua thyen mëkatarëve!
9 Shpëtimi vjen prej Zotit:
bekimi yt mbi popullin tënd!







All the contents on this site are copyrighted ©.