2011-09-06 18:17:59

Kardinali Bertone: Kisha është përherë në ndihmë të njerëzve të mënjanuar e të varfër.


“Kisha është përherë e angazhuar në linjë të parë e në mënyrë të heshtur, por efikase në ndihmë të atyre njerëzve të varfër që janë të mënjanuar nga shoqëria e të lënë në mëshirën e fatit”. Kështu pohon mes tjerash Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, në hyrjen e vëllimit kushtuar don Luigji Guanella me titullin ‘Pajtoi tokën me Qiellin. Luigi Guanella shenjt’ shkruar nga motër Michela Carrozzino e Cristina Siccardi (botuar nga San Paolo,2011), e që posa ka dal në librari në kuadrin e kanonizimit të ardhshëm të priftit italian nga Lombardia që do të mbahet më 23 tetorin e ardhshëm. Teksti i kardinalit Bertone është botuar nga gazeta L’Osservatore Romano.
“Synimi i kësaj biografie mbi shën Luigjin Guanella – shkruan Bertone – nuk është vetëm për të nxjerr në dritë disa tematika shpirtërore e shoqërore që kanë karakterizuar jetën dhe kohën e don Guallenës në respektim me kontekstit historik, por sidomos për të bërë në mënyrë të dalë në pah shpirti i tij, frymëzimi i tij dhe karizma e tij e dashurisë ungjillore, që do të thotë shpirti i bamirësisë, i një dashurie bamirëse, të fortë dhe rrënjësore”. Në këtë libër lexuesi njihet nga afër me figurën e ndritur të një meshtari që, siç pohon titulli, “pajtoi takon me Qiellin”.
“Duhet nënvizuar – lexohen në Osservatore romano – se në shekullin e kaluar Zoti na ka dhuruar shumë burra e gra që janë bërë pionierë të dashurisë bamirëse edhe duke u ballafaquar me beteja e kundërshti të çdo natyre”.
“Falë atyre – pohon Sekretar i Shtetit të Vatikanit – ndër të cilët spikat figura madhore e don Guanellës, Kisha është impenjuar përherë e në heshtje në frontin e shoqërisë së mënjanuar e të braktisur duke ndihmuar çdo të varfër e të përbuzur në mënyrë efikase. Don Guanella, përherë ka qenë i vëmendshëm ndaj dinamikave shoqërore dhe gjithmonë është vendosur në anën e atij që dëshironte e synonte afrimin ndërmjet shoqërisë fetare e asaj laike. Në shkrimet e tij gjendet qartë ky orientim e sjellje: ‘Politika i ka kërkesat e veta, por ndjenja njerëzore, që është më e lartë dhe mbi dallimet e opinioneve dhe mbi individët, në çastin e nevojës e të fatkeqësisë, nuk mund të mos e vëllazërojë klerin me kombin”’.
“Don Guanella – lexohet gjithnjë në artikullin e Osservatore Romano – lartonte kisha për nder të Zotit e për të mirën e shpirtrave, ndërsa në të njëjtën kohë përkujdesej e mendonte për nevojat materiale të njerëzve. Me veprat e tij, realiteti guanellian ka depërtuar në indin shoqëror kombëtar e edhe nga pikëpamja civile, ka kontribuar në formimin e Italisë moderne”.







All the contents on this site are copyrighted ©.