2011-09-06 14:17:11

Jezuiti Atë Spadaro emërohet drejtor i ri i revistës ‘Civiltà Cattolica'


Jezuiti Atë Spadaro emërohet drejtor i ri i revistës ‘Civiltà Cattolica’
Atë Antonio Spadaro është drejtor i ri i revistës së njohur të Jezuitëve “Civiltà Cattolica”. Nga data 8 shtator, kur emërimi do të shpallet zyrtarisht nga Ati i Përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit (Jezuitëve), atë Spadaro do të marrë vendin e atë GianPaolo Salvinit, drejtorit të deritanishëm, i cili do të vazhdojë të shkruajë për revistën.
Lindur në Messina të Sicilisë më 6 korrik 1966, shuguruar meshtar më 21 dhjetor 1996, atë Spadaro ka kompletuar formimin e tij si rregulltar jezuit në Ohio, në SHBA-së. Pas diplomimit në Filozofi pranë Universitetit të Messina, është specializuar në Komunikimet Shoqërore e ka doktoruar në Teologji pranë Universitetit Papnor Gregoriana në Romë, ku aktualisht vepron si profesor. Ka filluar të shkruan në revistën “Civiltà Cattolica” më 1994. Ka botuar 15 libra e ka përgatitur për botim tetë libra tjerë. Për pesë vjet ka qenë përgjegjës për aktivitetin kulturor të Jezuitëve në Itali.
Kujtojmë se revista e njohur e Jezuitëve “Civiltà Cattolica” është themeluar më 1850, dhe është më e lashta ndër të gjitha revistat italiane që ende janë aktive. Drejtori i parë i revistës dhe frymëzuesi, ka qenë atë Carlo Maria Curci, por mbi të gjithë ai që e deshi është Papa Piu IX ( asokohe i mërguar në Gaeta). Ideja e themelimit të revistës ishte ajo e mbrojtjes së “qytetërimit katolik”, siç kuptohej asokohe, kur kërcënohej nga armiqtë e Kishës, në veçanti nga liberalët e masonët, që përhapni shumë ide e diktimon linja në Italinë e Risorxhimentos.
Revista gjithmonë ka pasur edhe një marrëdhënie të veçantë me Selinë e Shenjtë: nuk është organ zyrtar i saj, po përherë ka punuar në sintoni me të.







All the contents on this site are copyrighted ©.