2011-09-05 17:14:46

Përfaqësuesi i Vatikanit në Prishtinë për Festën e Nënë Terezës


Sot më 5 shtator në Kishën e re Katedrale në Prishtinë, u kremtua festa liturgjike e së Lumes shqiptare Nënë Terezës. Meshën solemne e kryesoi kryeipeshkvi Imzot Juliusz Janosz, Delegat Apostolik i Vatikanit për Kishën e Kosovës në bashkëkremtim me ipeshkvin e vendit imzot Dodë Gjergjin. Sipas një njoftimi të Ipeshkvisë së Kosovës, në këtë Meshë morën pjesë autoritete të larta të Shtetit të Kosovës.
Nunci Apostolik izmot Juliusz Januzs, Përfaqësues i Vatikanit për Kishën e Kosovës, dje gjatë homelisë së Meshës kremtuar Katedralen e “Zojës Ndihmëtare” në Prizren me tjerash tha se Vatikani është në proces të njohjes së Kosovës e shtoi se ai ka ardhur “në Kosovë në emër të Papës për të dëshmuar kujdesin dhe dashurinë e tij, si dhe kujdesin dhe dashurinë për Kishën dhe Kosovën”, duke shtuar se njohja e Kosovës nga ana e Selisë së Shenjtë është proces, por la të kuptohet se edhe vendorët mund të japin kontribut në këtë drejtim.

"Unë kamë qenë në shërbime diplomatike edhe në vendet që për 100 vjet nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Por ky është proces të cilin duhet ta kërkojmë dhe duhet t'i shohim mundësitë konkrete. Fakti që jeni shkëputur prej Nunciaturës së Beogradit e të Shqipërisë dhe e keni një Delegat Apostolik e ka një domethënie. Jemi në rrugë të mirë", është shprehur Juliusz Januzs. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.