Festa e Nënë Terezës në Shkodër: trashëgimi i saj shpirtëror një vlerë e pallogaritshme
Nënë Tereza vdiq në varfëri në mes të të varfërve të saj në Kalkutë, qytet me të cilin
lidhi ngushtë emrin e misionin. "Lapsi i vogël në duart e Zotit" la si trashëgim
një kryq e një rruzare të konsumuar nga lutja e vazhdueshme. Para se të mbyllte sytë,
kërkoi t'ia zbathnin sandalet, sandalet e thjeshta e të ronitura, për t'u paraqitur
këmbëzbathur, me përvujtërinë më të madhe, para Zotit. Ky është trashëgimi material!
Po trashëgimi i saj shpirtëror ka një vlerë të pallogaritshme. E trashëgimtarë nuk
janë vetëm ata që jetuan pranë saj duke kryer të njëjtin mision. Jemi të gjithë, sepse
të gjithë të thirrur për të njohur fytyrën e Krishtit në fytyrën a tyre që vuajnë
në rrethinat e Kalkutës e në zemër të qyteteve moderne perëndimore. Ky ishte edhe
programi i thjeshtë i punës së Nënë Terezës: "Jezu Krishti". Të dëgjojmë tani
si u kremtua festa e së Lumes shqiptare Nënë Terezës në trevat shqiptare, duke u nisur
nga kryedioqeza e Shkodrës, nga na njofton Jolanda Baba.....