2011-09-03 16:27:57

Më 4 shtator bie nata e festës liturgjike të së Lumes shqiptare Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiut.


Kudo në botë e posaçërisht në Indi dhe në trevat shqiptare festa liturgjike e Engjëllit të të varfërve kremtohet me mirënjohje ndaj Hyjit për këtë dhuratë të jashtëzakonshme që është e Lumja Nënë Terezë për mbarë njerëzimin, nga e cila çdo ditë duhet të mësojmë artin e bujarisë, të solidaritetit, respektit të anasjelltë, të dashurisë Ungjillore e ecjes së gjurmëve të Jezu Krishtit, Shpëtimtari të njerëzimit.
Festa fetare në kujtim e për nder të së Lumes Nënë Terezë shënohet posaçërisht në Kalkutë të Indisë, ku ndërroi jetë para 14 vjetësh, në Vau-Dejës të dioqezës së Sapë dhe në Prishtina ku janë ndërtuar dy Tempuj të Zotit, dy Kisha katedrale kushtuar figurës së misionares së bamirësisë. Të dëgjojmë ipeshkvin e dioqezës së Sapës, që të Lumen Nënë Terezë e pa si Pajtore Qiellore, imzot Lucjan Avgustinin...............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.