Festivali i filmit në Venedik. Edhe Kisha jep çmime
Ka filluar më 31 gusht e do të përfundojë më 10 shtator, Festivali i 68-të ndërkombëtar
i Artit Kinematografik në Venedik të Italisë. Në këtë kuadër, nesër në orën 11.00,
do t’i jepet Çmimi Robert Breson vëllezërve Zhan Pierr e Lyk Darden, kineastë me origjinë
belge, që trajtojnë çështje të rëndësishme shoqërore. Çmimi do t’u dorëzohet nga kryetari
i Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore, kryeipeshkvi Klaudio Maria Çeli. Gjatë
ditës së fundit të Festivalit do të jepen edhe Çmimet “Naviçela” dhe “Signis” 2011.
“Naviçela” i jepet atij regjizori, që në filmin e paraqitur në konkurs vë në pah vlera
të veçanta njerëzore, sipas vlerësimit të një jurie të përbërë nga kritikë dhe bashkëpunëtorë
të “Revistës së Spektaklit”, pjesë e festivalit. Të njëjtën përmbajtje ka edhe Çmimi
“Signis” i Organizatës Katolike Botërore për Komunikimin, që do t’i jepet filmit më
domethënës për ndjeshmërinë njerëzore e shpirtërore.