Vizita e përfaqësuesit të Selisë së Shenjtë imzot Juliusz Janusz në Kosovë
Legati Apostolik i Vatikanit për Kosovë, shkëlqesia e tij imzot Juliusz Janusz, për
herë të parë që nga emërimi i tij në këtë mision nga Benedikti XVI më 10 shkurtit
e këtij viti, viziton Vendin. Përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë për Kosovën gjatë
kësaj vizite do të takohet me Kishën katolike vendore dhe realitetin e saj në Shtetin
e ri, pra do të takohet me besimtarë, kler, rregulltarë e rregulltare i shoqëruar
nga ipeshkvi i vendit imzot Dodë Gjergji, për t’u njohur nga afër mbi realitetin,
jetën dhe veprimtarinë e Kishës katolike vendore. Gjithnjë në kuadrin e kësaj
vizite, Legati Apostolik do të takohet edhe me autoritete më të larta Shtetërore e
institucionale të Kosovës. Vizita e Legatit Apostolik në Kosovë zhvillohet në
përkim me festën liturgjike kishtare të së Lumes shqiptare Nënë Terezës Gonxhe Bojaxhiu,
që bie më 5 shtator. Më hollësisht mbi rëndësinë dhe qëllimin e kësaj vizite,
festën e së Lumes Nënë Terezë në Kosovë e 14 vjetorin e kalimit të saj në amshim,
dhe mbi 12 vjetorin e vdekjes së dom Simon Filipaj, përkthyesit të Biblës në gjuhën
shqipe, që bie sot më 2 shtator, nga Prishtina të dëgjojmë Vikarin e Përgjithshëm
të Kishës së Kosovës, don Lush Gjergjin në mikrofonin e Radio Vatikanit........