2011-09-01 13:52:25

Në Paris konferenca ndërkombëtare mbi Libinë.


Libia, sot është në qendër të konferencës ndërkombëtare në Paris, pikërisht kur Rusia posa ka njohur Këshillit Kombëtar të Tranzicionit . Kjo konferencë mbi Libinë nuk mbahet për të arritur ndonjë marrëveshje tregtare: kështu tha ministri jashtëm britanik William Hague. “Nëse një vend paraqitet duke shpresuar të arrijë marrëveshje tregtare do të zhgënjehet, tha Hague sipas të cilit Britania e Madhe dhe Franca e kanë ndërmarrë nismën për të ndërhyrë në revoltën libiane me “ndihmën e domosdoshme të SHBA-së”.
Në terren, gjithnjë më tepër po ngushtohet rrethimi i Gedafit. Kryengritësit kanë njoftuar për arrestimin e ministrit të Jashtëm, Obeidi, në periferi të Tripolit, ndërsa nga familja e kolonelit arrijnë mesazhe kontradiktore.







All the contents on this site are copyrighted ©.