Konferenca e Parisit mbi Libinë për planifikimin e rindërtimit.
Në konferencën ndërkombëtare të Parisit mbi Libinë marrin pjesë 60 delegacione, që
përfaqësojnë 50 Shtete e 8 institucione e organizata ndërkombëtare. Synimi i kësaj
konference është mbështetja e rindërtimit të Vendit pas lirimit nga regjimi i Gedafit,
duke u nisur nga ngrirja e të mirave libiane, një mbështetje të posaçme në sektorin
e ekonomisë, të demokracisë, të sigurisë, të drejtësisë si dhe të administratës. Presidenti
i Këshillit të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil, paraqet para bashkësisë ndërkombëtare
‘road map’ për krijimin e një Libie të re, duke nënvizuar edhe ndërhyrjen më urgjente
nga ana e partnerëve ndërkombëtare për të ndihmuar në rifillimin e jetës së rregullt
në Libi. Në rend të parë me zhbllokimin e financave. SHBA e Britania e Madhe kanë
zhbllokuar 1,5 miliard dollarë e Franca 1,5 miliard euro, ndërsa Italia e vendet tjera
nga 500 milion euro. Nesër në Bruksel, do të vijohet me procedurat e zhbllokimit të
28 entiteteve libiane, në mënyrë të veçantë bankat, portet e ndryshme dhe shoqëritë
e naftës.