Një elter, që do të përdoret për herë të dytë, në Meshën e Papës. Në Friburg, etapë
e tretë dhe e fundit e vizitës në Gjermani, Benedikti XVI do ta kremtojë Meshën në
të njëjtin elter, që u ndërtua më 2006 për shtegtimin e tij apostolik në Munihun e
Bavarisë. Elteri prej druri u prodhua pesë vjet më parë, në qyetezën bavareze Muenchen–Riem,
posaçërisht për vizitën e Papës gjerman, e, që asokohe, u ruajt si kujtim i çmuar,
në një vend të posaçëm.Me rastin e Meshës në Friburg – në program për 25 shtator -
në të cilën priten më se njëqindmijë vetë, rreth elterit do të ndërtohet një tribunë
e madhe, për të cilën do të përdoren 220 tonelata çelik.